Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dhjetori i përket emocioneve, ju tregojmë si të bëni të lumtur ata që doni më shumë

23/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dhjetori i përket emocioneve, ju tregojmë si të bëni të lumtur ata që doni më shumë

Teksa dhjetori afron, të gjithë përpiqen të gjejnë mënyrën më të bukur për të surprizuar personat më të rëndësishëm në jetë. Në një nga rrugët e kryeqytetit e shkelur pothuajse çdo ditë nga të gjithë, në një vitrinë shumë tërheqëse për kalimtarët shkruan: “Dhuro një emocion“ dhe bashkangjitur qëndron një kuti e stërmadhe me ngjyra festive.





Është pikërisht vitrina e ‘Oazit Festiv’, një punishte kreativiteti e cila ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’ju surprizuar duke na kthyer pas në kohë! Një retrospektivë me shkrimin e letrave. Edhe nëse nuk e keni jetuar, me siguri keni dëgjuar për kohën kur mjeti kryesor i komunikimit ishte shkrimi në letër. Në një zarf të vogël, që jo rrallë herë kalonte oqeanet fshiheshin ndjenja të sinqerta të cilat shpërndanin lumturi. Pikërisht këtë do të ofrojë edhe ‘Oazi Festiv’, jo me pëllumb, as me shishe, por në një mënyrë më moderne.


Nga dita e nesërme deri në datën 15 dhjetor secili prej jush do të ketë mundësinë të vendosë brenda kutisë një letër të cilën dëshironi me patjeter t’ia dërgoni dikujt këtë fundvit.

Letrat do të nisen të shkruara me dorë ose në kompjuter sipas preferencës së gjithsecilit. Letra juaj do të vendoset në një zarf të veçantë krijuar në menyrë artizanale nga ‘Oazi Festiv’ dhe shërbimi i postës do të mbulohet plotësisht prej tyre. Gjithçka me një kuotë minimale prej 1.300 lekësh të reja.

Nëse doni të kërkoni falje për një gabim, të tregoni mirënjohje për dikë që ka sakrifikuar për ju, ose dashuri për persona që i keni në mendje dhe zemër, mjafton të drejtoheni tek ‘Oazi Festiv’ dhe stafi do të jetë në shërbimin tuaj për çdo kërkesë. Këtë fundvit le të dhurojmë dashuri, të heqim një brengë dhe të bëjmë dikë të lumtur!

Rregullat e projektit:

  1. Tekstet e letrave do të jenë krijim personal, nuk krijohen nga stafi. Mund të përcillen tek “Oazi festiv” me dorëshkrime ose nëpërmjet rrugëve elektronike dhe stafi mundëson printimin e tyre.
  2. Do të ruhet privatësia juaj dhe letrat që vijnë të mbyllura (jo elektronikisht) nuk do të hapen nga stafi. Ato do të futen në një nga zarfet e përgatitur sipas zgjedhjes suaj.
  3. Bërja publike e letrave tuaja është e palejueshme, vetëm nëse kjo është e kërkuar nga ju dhe e vendosur për mënyrën se si.

  1. Pritja e letrave do të ketë afat përfundimtar datën 15 dhjetor.
  2. Dorëzimi do të ketë afat përfundimtar datën 30 dhjetor.

  1. Këto rregulla vlejnë që ky bashkëpunim të jetë në funksion të qëllimit: “Të përcjellim një emocion”. Për çdo diskutim mbi funksionimin kontaktoni me stafin./revistawho.com

Për të kontaktuar me stafin:

+355 69 394 8283

https://www.instagram.com/oazi_festiv_handmade/?utm_source=ig_profile_share&igshid=7amm56id80ih&fbclid=IwAR1CvWwrcBZc-I7m4ol_jwVX6o331uSGqcyoUiNr9AU5ZsZVUPEC0vCejfU

https://www.facebook.com/OaziFestiv/

Tags: oazi festiv
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post
Gjesti human i Ledri Vulës, surprizon fansin në karrocë

Gjesti human i Ledri Vulës, surprizon fansin në karrocë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera