Ndodh shpesh që në ambiente të ndryshme të shpërqendroheni dhe të humbisni telefonin tuaj. Në ato momente gjëja e parë që mendoni është të blini një telefon të ri dhe të ‘hiqni’ dorë nga ai që kishit më parë, pa bërë asnjë përpjekje për ta rikthyer. Por kjo nuk është një zgjidhje e mirë. ‘Smartphon-at’ e kohëve moderne janë ta pajisur me elementë, të cilët bëjnë të mundur identifikimin e tyre dhe zbulojnë vendodhjen. Ne po ju tregojmë një mënyrë si ta gjeni atë.
Si fillim kërkoni në internet opsionin “Find my Device ”. Ky shërbim ju ndihmon për të parë pozicionin e fundit të njohur të telefonit në një hartë.
“Finde my mobile”, është një opsion i dytë i cili ju kërkon të fusni të dhënat e plota të telefonit tuaj. Nëse ju i mbani mend ato keni mundësi që ta gjeni për një kohë të shkurtër./revistawho.com