Pak kohë më parë Elita Rudi pranoi shtatzëninë në videoklipin më të fundit të Gjikos. Pavarësisht se për disa muaj e mbajti të fshehtë, tashmë Elita shfaqet publikisht me barkun e rrumbullakosur. Ditën e sotme moderatorja ka publikuar disa fotografi dhe ka treguar se pavarësisht se shtatzënia nuk është e lehtë, po pret me padurim ditën kur do të njohë fëmijën e saj. “Jo çdo ditë e shtatzënisë është e lehtë, por çdo ditë më sjell më afër teje me ty bebo”, – ka shkruar Elita. Megjithëse është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Elita është kujdesur shumë për veten, sepse ajo duket në formë të shkëlqyer fizike. /revistawho.com