Julka Gramo zgjedh çdo ditë pak momente nga përditshmëria pranë familjes për t’i publikuar në ‘Instagram’. Të vegjëlit e saj kanë simpatinë dhe vëmendjen e të gjithë ndjekësve në rrjete sociale. Edhe sot Julka ka zgjedhur një moment shumë të bukur për ta publikuar. Pasi ka arritur në shtëpi, moderatorja ka gjetur bashkëshortin duke luajtur me dy djemtë. “Kur vjen në shtëpi dhe gjen burrin duke ngrënë në kosh kashte”,-shkruan ajo krahas fotos.
Siç duket bashkëshorti i saj Andi, ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u bashkuar me lojën e fëmijëve dhe rezultati është shumë për të qeshur./revistawho.com