Kaja shkon në shtëpinë e Xhenetit dhe kërkon të takojë Mukadezin. Beste i thotë se Mukadez nuk ndodhet në shtëpi. Kaja i thotë se do vijë përsëri. Orhan i kërkon aksionet Arzus. Sema thotë se ato aksione janë meritë e Rëzait dhe haku i fëmijëve të saj. Orhan i thotë Arzus se do ja blejë aksionet sado që të jetë vlera. Arzu nuk pranon dhe ja bën të qartë Semës se nuk do largohet nga shtëpia. Mahir mbron Arzun. Orhan i kujton Ozlemin. Mahir dhe Orhan zihen. Mahir i premton Arzus se nuk do lejoj më ta lëndojnë. Arzu nuk e pranon ndihmën e tij. Melisa i bërtet Arzus pse nuk e mbështet Mahirin. Arzu niset t’i thotë diçka por më pas pendohet. Melisa i thotë Arzus se mërzitet shumë për Mahirin. Ajo akuzon Arzun se nuk mendon për familjen por vetëm për punën. Arzu i tregon që Xhenet është në burg. Melisa i kërkon falje dhe e përqafon. E burgosura e akuzon Xhenetin për hajdute. Xhenet i thotë se është e pafajshme. E burgosura nxehet me Xhenetin dhe e kërcënon që t’i japë paratë. Policet e fusin në birucë të burgosurën. Mahir takohet me Ozlemin. Ozlem e këshillon t’i qëndrojë pranë Arzus që t’i fitojë besimin. Mukadez i shkon Arzus në kompani dhe i bërtet në mes të mbledhjes. Orhan i premton Mukadezit se do e nxjerrë Xhenetin nga burgu. Orhan e kupton mashtrimin e Arzus. Arzu nuk e pranon që e ka bërë ajo. Sema i jep urdhër Ozlemit të mos takohet më me Mahirin. Avokati informon Semën se Xhenetin e kanë arrestuar. Ozlem njofton Selimin që Xhenet është arrestuar./revistawho.com