Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov kanë organizuar një darkë familjare me njerëzit më të afërt të këngëtares.
Teksa tregonte pamje nga shtëpia, tavolina dhe personat e ftuar me anë të një video ‘live’, Adelina ndau edhe pak momente me djalin e saj, të cilin nuk e fsheh më.
Por ajo që tërhoqi vëmendje është fakti që bashkëshorti maqedonas i këngëtares foli shqip për herë të parë publikisht. Adelina e pyet si je dhe ai i përgjigjet: “Shumë mirë, valla. Pasha Zotin”. Më herët në një intervistë këngëtarja tregoi se pak nga pak po e mëson bashkëshortin e saj të flasë shqip edhe pse më herët ai nuk e ka njohur si gjuhë./revistawho.com