Jemi zyrtarisht në muajin e festave dhe rrjetet sociale janë pushtuar nga dritat dhe zbukurimet. Personazhet e njohur të ekranit nuk kanë nguruar që pjesë të atmosferës së shtëpive të tyre të bëjnë edhe fansat.
Së fundmi ka qenë këngëtarja Nora Istrefi, e cila ka zbuluar pamje nga shtëpia e saj dhe transformimi që i ka bërë në prag të festave. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ajo na ka treguar çdo detaj të bredhit teksa, e shoqëron me një këngë Krishtlindjesh.
Një bredh i bardhë, me dekore të kuqe, i ka dhënë dhomës ngjyrat që i duhen shtëpisë në këto ditë./revistawho.com