Familjarët kërkojnë për Anikën por ajo nuk duket gjëkundi. Pinki mendon se Anika ka ikur përgjithmonë. Anika kthehet dhe thotë se ndodhej në parukeri me Gorin. Pinki i kujton Anikës që ka edhe dy ditë afat për t’u larguar. Amuk dhe Kranti vazhdojnë të ruajnë Omin dhe Gorin. Ata sillen si çift i dashuruar dhe kërcejnë së bashku. Shivai shpall martesën e Rudrës dhe Bavjas para medias. Ai ka informuar familjen që ky është plan i tij pasi Rudrën po e kërkojnë gangsterët. Bavja informon inspektorin se plani i tyre ka dështuar pasi Shivai i shpalli ata të martuar. Inspektori i thotë se ka një zgjidhje për këtë dhe i kërkon të shohë në televizor. Bavja sheh lajmin ku një polic njofton se Bavja dhe Rudra kane qenë dëshmitarë dhe madje Rudra ka ndihmuar në vrasjen e kriminelit. Edhe Rudra me Omin e shohin këtë lajm dhe Rudra i betohet Omit që nuk bëri asnjë veprim të tillë. Gori i thotë Omit se tani që ahengu mbaroi do largohet nga jeta e tij. Ajo i jep lamtmirën Omit dhe e falenderon për gjithçka. Om kujton momentet me Gorin. Ai shkon në dhomën e hallës dhe e sheh atë gati për t’u hedhur nga dritarja. Om e shpëton. Halla i thotë ta lërë të shkojë tek Ratani. Gori hap sëndukun e hallës dhe tronditet nga ajo çfarë gjen./revistawho.com