Om dhe Rudra e kuptojnë që Anika po fsheh diçka dhe e pyesin. Anika qan teksa kujton fjalët e Pinkit dhe Mahit. Om dhe Rudra insistojnë që ajo t’i tregojë. Anika i kërkon t’i premtojnë se nuk do ja thonë Shivait. Ata i premtojnë. Anika u tregon se Shivai është djali i Shaktit dhe Kaminit. Om dhe Rudra tronditen. Ata mendojnë se duhet t’ja thonë Shivait këtë të vërtetë. Anika ka frikë se Shivai nuk do e përballojë dot. Rudra e siguron se me Shivain kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe nuk i lidh gjaku por dashuria. Anika i lutet mos t’i tregojnë Shivait se për ta ka shumë rëndësi familja dhe gjaku. Om dhe Rudra e mbajnë premtimin dhe vendosin mos t’i thonë Shivait. Anika shkon e përqafon Shivain. Ai e puth. Anika kupton se afrimi me Shivain do ja bëjë më të vështirë për t’u larguar. E stresuar Anika pi shampanjë dhe dehet. Ajo nis t’i thotë Shivait të vërtetën. Gori dhe Bavja bëjnë ritualet dhe mendojnë për Omin dhe Rudrën dhe dashurinë e tyre të pamundur. Bavja merr një telefonatë dhe e kërcënojnë. Ajo takohet me një person në makinë. Rudra gjen një letër ku e kërcënojnë mos të dalë nga shtëpia. Ai kërkon për Bavjan. Gori i thotë se e pa Bavjan në një makinë. Bavjan e rrëmbejnë. Rudra e telefonon. Ajo e hap telefonin dhe mundohet t’i tregojë vendndodhjen. Om i thotë hallës se martesa nuk do bëhet pasi Gori është larguar. Ai thotë se me Gorin nuk do bashkohet kurrë. Halla nxehet me Omin. Gori kthehet dhe i habit të gjithë./revistawho.com