Jennifer Lopez u shfaq në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj të ri “Second Act” e veshur me një fustan magjepsës ngjyrë rozë. Fustani ishte i shkurtër përbara dhe me një bisht të gjatë dhe shumë të fryrë mbrapa, duke e bërë atë të dukej si një princeshë e vërtetë.
Tualeti i saj ishte shumë i thjeshtë me ngjyra të buta, flokët e kapura topuz dhe kishte shtuar shumë pak aksesorë me të njëjtën ngjyrë si fustani. Shoqëruesi i saj ishte Alex Rodriguez, por duhet të themi që e gjithë vëmëndja ishte tek Jennifer. Është bota e saj, ne thjesht jetojmë në të! /revistawho.com