Orhan i çon lule Xhenetit dhe e fton të dalin bashkë. Selim i kërkon llogari Melisës dhe i thotë se e ka vënë në një pozitë shumë të vështirë. Ai akuzon Melisën se e ka gënjyer dhe mes tyre nuk ka ndodhur asgjë. Melisa i gjuan në shpullë Selimit. Ajo i thotë se i kujtohet gjithçka nga nata që kaluan bashkë. Xhenet falenderon Orhanin që i qëndroi pranë në ditë të vështira. Orhan i shpreh ndjenjat Xhenetit. Ai i tregon që Selim dhe Melisa kanë shkuar bashkë në shtrat. Xhenet tronditet. Mahir i premton Arzus se do qëndrojë pranë familjes. Ajo e beson. Orhan çon Xhenetin në shtëpi. Selim vjen aty por Xhenet i flet rëndë. Selim i betohet Xhenetit se nuk ka bërë asgjë me Melisën. Xhenet i kërkon Selimit të qëndrojë larg saj tani e tutje. Arzu ndjek Kajan dhe Xhenet. Kaja e kupton që Arzu po i shikon. Sema dërgon orën e Rëzait për rregullim tek Kaja. Ajo habitet kur sheh Xhenetin dhe kur Kaja i tregon që e ka vajzë. Sema i fton për darkë. Arzu i tregon Mukadezit të vërtetën që Kaja e ka përdhunuar dhe Mehmet ishte ai që i doli në mbrojtje. Mukadezit i dhimbset Arzu. Kaja dhe Xhenet shkojnë për darkë tek Sema. Arzu tronditet kur shikon në shtëpi Kajan. Kaja prezantohet me të dhe bën sikur nuk e njeh. Selim i propozon për martesë Melisës. Ajo pranon dhe e përqafon. /revistawho.com