Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur vitin 2019 sesa të eksperimentosh me ngjyrat e flokëve. Bazuar në disa këshilla profesionistësh, nëse doni të ndryshoni look-un tuaj, këto janë trendet që duhet të ndiqni.
- Ngjyrat korale
Është një ngjyrë e veçantë, lehtësisht e kombinueshme dhe një ngjyrë që tërheq shumë vëmendje.
- Nuanca bjonde
Nëse doni t’i jepni flokëve tuaj një pamje tjetër, provoni të shtoni pak nuanca bjonde. Është ngjyra e duhur pasi shkon me të gjitha tonet e lëkurës.
- Nuancat e bakrit
Nëse jeni brune ju sugjerojmë të provoni nuancat e bakrit.
- Bjonde platin
Një tjetër lloj bjonde. Është shumë e hapur me një nuancë të lehtë blu. Kjo ngjyrë shkon me lëkura të bardha, ndersa të tjerët mund të provojnë një bjonde pak më natyrale.
- E zeza
Kjo ngjyrë ka qenë gjithmonë në listën e ngjyrave të flokëve për sezonin e dimrit dhe do vazhdojë të jetë. Ngjyra e zezë do i bëjë flokët tuaj të duken me më shumë shkëlqim./revistawho.com