Omer i tregon Mukadezit se Kaja sapo ka dalë nga burgu. Mukadez tronditet dhe i tregon Xhenetit. Xhenet i thotë Kajas të largohet nga jeta e saj. Ai i tregon Xhenetit se është i pafajshëm dhe vrasjen e kreu për vetëmbrojtje. Xhenet e beson Kajan dhe e përqafon. Arzu i kërkon Melisës të mos martohet me Selimin por Melisa nxehet. Ajo i kujton tradhtinë e Mahirit. Arzu detyrohet të pranojë dhe i kërkon Melisës që gjithmonë t’i tregojë vendndodhjen. Xhengiz shkon në shtëpinë e Sojerëve me Nilgynin dhe Ozlemin. Arzu pyet Selimin nëse e do Melisën dhe ai pranon se po martohet me të i detyruar. Ozlem mbron Selimin dhe thotë se ai do Xhenetin. Mahir nxehet dhe përzë Selimin. Melisa kërcënon se do largohet nëse familja nuk e pranon fejesën. Ajo thotë se nuk i intereson fakti që Selimi nuk e do. Ata detyrohen të pranojnë. Nilgyn bën sherr me Arzun dhe thotë se nuk do e lejojë Selimin të martohet me Melisën. Arzu përzë Nilgynin. Xhengiz largohet me Nilgynin dhe Ozlemin. Sema fajëson Arzun që la Melisën të bashkëjetojë me Selimin. Arzu i thotë Semës se nuk do e lejojë të lidhë Orhanin me Xhenetin. Mukadez i thotë Kajas se do zbulojë gjithçka për të. Kaja i thotë të ketë kujdes nga ajo çfarë do zbulojë. /revistawho.com