Të gjithë ëndërrojmë të gjejmë shpirtin tonë binjak dhe të përjetojmë nje histori dashurie si nëpër filma, por disa filma romantikë janë bazuar pikërisht në histori të vërteta dhe ne kemi bërë gati një listë për ju.
1. ‘It could have happen to you’
E mbani mend kur Nicolas Cage ishte protagonist në një film romantik, që fliste për një polic i cili ndante paratë e fituara nga një llotari me një kamariere? Epo kjo ngjarje ka ndodhur vërtetë. Robert Cunningham ka ndarë pasurinë e tij prej $6 million me kamarieren Phyllis Penzo në vitin 1994.
2. ‘The Vow’
Nëse jeni prekur kur keni parë ‘The Vow’, përgatituni të mërziteni akoma më shumë pasi kjo histori ka ndodhur vërtetë. Dy aktorët kryesorë Leo dhe Paige janë inspiruar nga Krickitt dhe Kim Carpenter të cilët 2 muaj pas dasmës së tyre pësuan një aksident që bëri Krickett të harrojë 2 vjet nga jeta e saj. Gjithsesi gjithçka u rregullua dhe ato janë ende të martuar së bashku.
3. ‘Bonnie and Clyde’
Mendoj se nuk është e nevojshme t’ju tregojmë shumë për këtë film, pasi historia e Bonnie dhe Clyde është shumë i njohur nga të gjithë. Ato ishin dy hajdutë shumë të zotë që terrorizonin bankat gjatë viteve ’30. Futen në listën e çifteve që kanë përjetuar një histori dashurie shumë të bujshme.
4. ‘Reaching for the moon’
Miranda Otto është aktorja që luan rolin e shkrimtares amerikane Elizabeth Bishop, e cila përjeton një histori dashurie me arkitekten braziliane Lota de Macedo Soares e luajtur nga Gloria Pires. Lidhja ishte gjatë viteve 50-60, por disa vite më vone Bishop u bë një e alkoolizuar ndërsa Soares një e depresionuar. Fatkeqësisht lidhja mori fund me vetëvrasjen e Soares.
5. ‘At first sight’
Historia në këtë film flet për një djalë që bën një operacion për rikthimin e shikimit në vitin 1999. Ngjarja është inspiruar nga jeta e Shirl Jennings. Mira Sorvino luan rolin e të dashurës së Shirl (që gjendet me emrin Virgil në film) dhe i jep atij kurajo për të kryer operacionin.
6. ‘The notebook’
Më fund arrijmë tek filmi ynë i preferuar. Po, ‘ The Notebook’ është bazuar në histori reale. Autori Nicolas Sparks ka pranuar që filmi është bazuar në historinë e gjyshërve të gruas së tij. Ai gjithashtu ka treguar një histori akoma më të bukur dhe romantike. ‘’Unë dhe gruaja ime ishim të detyruar të bënim një ceremoni tjetër për gjyshërit e saj, pasi ishin shumë të sëmurë për të ardhur. Më pas na treguan historinë se si ato ishin njohur dhe dashuruar. Sa herë i shikoja mendoja se na kishin dhënë një dhuratë të madhe me dashurinë e tyre dhe se e trajtonin njëri-tjetrin pas 60 vitesh, njësoj si e trajtojmë unë dhe gruaja ime pas 12 orësh.’’ /revistawho.com