Mediat publikojnë lajme se Shivai ka nisur një lidhje me Ragnin. Shivait nuk i intereson çfarë thuhet për të. Pinki shqetësohet mos Ragnit i prishet fejesa me partnerin e saj. Shivai i thotë se lidhjet janë bërë për t’u prishur dhe largohet. Zbulohet se është Ragni ajo që po i shpërndan lajmet sikur është e lidhur me Shivain. Ragni lëndon veten. Kamini djeg dorën me hekur dhe ja lë fajin Priankës. Prianka betohet se nuk ka bërë asgjë. Ranvir mban anën e Kaminit. Bavja kërkon për varësen në dollapin e Rudrës. Ai e kap duke kontrolluar. Bavja justifikohet. Rudra pyet Bavjan ku ishte për 3 muaj. Ajo i thotë se njerëzit e Sultanit e rrëmbyen dhe e mbajtën në një vend të fshehtë. Rudra i kërkon falje Bavjas që nuk e mbrojti. Bavjas i vjen keq që po e përdor Rudrën për planin e saj kundër Sultanit. Kamini i kërkon Priankës të fusë rrobat e Ranvirit në lavatriçe. Kur Prianka largohet Kamini fut rroba të kuqe në lavatriçe. Ranvir i gjen rrobat e tij të ngjyrosura. Prianka ofrohet t’i blejë Ranvirit rroba të reja me paratë e familjes së saj. Shërbëtori i Ragnit i tregon Shivait që Ragnin e ka rrahur i fejuari. Shivai dërgon policinë. Ragnit i vjen inat që Shivai nuk interesohet për të. Inspektoi i dërgon Bavjas një armë. Ajo e fsheh në kutinë e ëmbëlsirave që Rudra të mos e shohë. Familja lumtohet shumë kur mësojnë se Gori është shtatzënë. Halla dhe Xhanvi diskutojnë për gjininë e fëmijës. Om nuk e beson që Gori është shtatzënë dhe i kërkon asaj të bëjë testin e shtatzënisë. Gori mundohet ta shmangë por Om e detyron. Gori bën një mashtrim të vogël në testin e shtatzënisë. Om habitet kur sheh se testi doli pozitiv. Ai nuk e kupton si ka ndodhur. Gori i tregon që gjithçka ndodhi kur ai piu lëngun. Om sërish nuk e beson Gorin dhe i kërkon të betohet në Zot. Halla i kërkon Omit të ndalojë. Om thotë se nëse Gori është shtatzënë atëherë nuk është fëmija i tij. Gori betohet në Zot me dorën e vendosur mbi qiri. Gori nuk ndihet mirë pasi djeg dorën. Om e merr në krahë. Gori i kërkon falje Zotit që u betua./revistawho.com