Stanaj është një nga talentet e rinj shqiptarë që ka korrur sukses në Amerikë. Zëri i tij është vlerësuar nga shumë personazhe të njohur botërorë, ndër to dhe Kim Kardashian. Së fundmi këngëtari me origjinë shqiptare ka festuar Krishtlindjet pranë Jennifer Lopez dhe Sia-s të cilat ishin përballë tij teksa ai perfomonte ‘Last Christmas’.
Ishte vetë Stanaj që ndau në ‘Instagram’ videon ku shihej duke performuar dhe ka shkruar mbi të: “Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave. Sia është përpara meje dhe Alex me JLo janë ulur aty para”. Mesa duket këngëtari ka kaluar Krishtlindjet më të bukura që mund të kalonte ndonjëherë./revistawho.com