Aktori i njohur turk Burak Ozcivit së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij. Burak ka bërë 34 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë bashkëshortja e tij e ka surprizuar më nje dhuratë të shtrenjtë. Fahiye i ka dhuruar një orë të një firme prestigjoz, e cila kushton 8 mijë euro. Burak e ka treguar gjithmonë dashurinë e madhe që ka për këtë aksesor, kështu që bashkëshortja e tij ka ditur shumë mirë si ta befasojë.
Dyshja e njohur së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe momentalisht janë përqëndruar vetëm tek shtatzënia./revistawho.com