Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Pas një mungese të gjatë, këto ishin këngëtaret që vendosën t’i rikthehen muzikës në 2018-tën

31/12/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas një mungese të gjatë, këto ishin këngëtaret që vendosën t’i rikthehen muzikës në 2018-tën

Për shkak të shumë rrethanave, disa këngëtarë janë detyruar që për një kohë relativisht të gjatë të qëndrojnë larg muzikës. Megjithatë disa prej tyre morën vendimin që në 2018-tën të rinisnin sërish punën për t’u rikthyer në muzikë njësoj si më parë. Të gjithë na kanë munguar dhe jemi të lumtur që morën këtë vendim kaq të rëndësishëm në 2018-tën. “RevistaWho.Com” ju kujton personazhet…





Pas një mungese me koncerte dhe këngë të reja, Eneda Tarifa vendosi të rikthehej fuqishëm këtë vit. Si fillim ajo u bashkua me tre këngëtaret e tjera: Irma Libohova, Besa Kokëdhima dhe Rovena Dilo për koncertin “Diva”. Së fundmi ajo ka publikuar dy këngë të reja që kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Njëra është bashkëpunimi me Kastro Zizon dhe Robert Berishën me këngën “Çuna dhe goca”. Ndërsa vetëm pak ditë më parë Eneda publikoi këngën “Nuk ja vlen”, që i shkon aq shumë përshtat me stilin muzikor të këngëtares.


Prej më shumë se 1 viti, Tuna i mungoi skenës muzikore shqiptare. Ajo vendosi të qëndronte pranë vogëlushit të saj, Tian, për t’u kujdesur për të. Megjithatë në vitin 2018-të ajo u rikthye me dy këngë shumë ritmike. “Chonga” ishte kënga e parë që Tuna prezantoi këtë vit. Përveç kësaj ajo publikoi edhe një bashkëpunim, “Maria”, me këngëtarin Seven Saraqi.

Pas disa kohësh mungesë, Jonida Maliqi u kthye këtë vit me projekte të reja muzikore. Madje 2018-ta mund të cilësohet si viti i saj, sepse Jonida fitoi edhe çmimin e parë në ‘Festivalin e RTSH’ me këngën ‘Ktheju Tokës’. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë ne festivalin europian, ‘Eurosong’, në vitin 2019-të. Kënga e parë që shënoi rikthimin e Jonidës në muzikë për këtë vit, ishte “N’errësirë”, që u pëlqye shumë nga publiku.

Vitet e fundit të gjithë e ndjemë mungesën e divës së skenës shqiptare, Adelina Ismaili. Megjithatë Adelina nuk hoqi dorë përfundimisht nga pasioni i saj më i madh, sepse në 2018-tën u rikthye sërish. Ajo publikoi projektin “T’iqja”, një këngë me mesazh të fortë për të gjitha gratë dhe vajzat. Pritet që në muajt në vazhdim Adelina të publikojë projekte të tjera muzikore. / revistawho.com

Tags: muzikepersonazheRevistaWhorikthimviti 2018
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
12 të famshmit shqiptarë që kaluan 1 milion ndjekës në ‘Instagram’ gjatë 2018-tës

12 të famshmit shqiptarë që kaluan 1 milion ndjekës në ‘Instagram’ gjatë 2018-tës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera