Në vitin 2016 Bebe Rexha në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj publikuan këngën ‘No broken hearts’. Si kënga ashtu dhe videoklipi janë pëlqyer shumë, pasi të dyja duken të mrekullueshme dhe veshjet e tyre janë komentuar shumë. Pas 3 vitesh, kjo këngë sjell një tjetër sukses për Beben. Kënga ‘No broken hearts’ shënoi 100 milionë klikime në ‘Spotify’. Në një intervistë ajo është shprehur se çdo bashkëpunim ka pasur një impakt pozitiv në jetën e saj, kështu që në ditët në vijim presim bashkëpunime të reja ose një album nga Bebe.