Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur një marrëdhënie shumë të trazuar, për shkak të luftës së tyre të vazhdueshme të divorcit. Pavarësisht gjithë problemeve që kanë hasur për kujdestarinë e fëmijëve, Angelina ka vënë re diçka teksa ata rriten.
Burime pranë aktores 43-vjeçare kanë thënë se fëmijët i kujtojnë shumë Brad Pitt, pasi kanë trashëguar cilësi të tij, me të cilat Angelina ra në dashuri shumë kohë më parë. Ajo ka parë disa nga sjelljet e fëmijëve, ndjenjat e tyre të humorit dhe karakteristika të tjera të ëmbla, të cilat e kanë rikthyer pas në kohë dhe e kanë bërë të ndihet mirë për këtë gjë.
Ndonëse ajo akoma nuk ka një marrëdhënie konstante me ish-partnerin e saj, burime pranë Angelina-s janë shprehur se karakteristikat që fëmijët e saj kanë nga babai, i kanë ngrohur zemrën aktores së famshme./revistawho.com