Camila Cabello është mbretëresha e re e muzikës. Kënga e saj ‘Havana’, është bërë kënga më e dëgjuar ‘online’ e të gjitha kohërave nga një artiste femër, me 3.4 miliardë klikime, duke ia kaluar dhe ‘Hello’ të Adele me 3.36 miliardë klikime.
Camila është nominuar për dy çmime në ‘Grammy Awards’, ceremonia e të cilit zhvillohet më 10 shkurt, në kategorinë ‘Performanca më e mirë pop solo’ dhe ‘Albumin pop me vokalin më të mirë’, për albumin debutues ‘Camila’.
Ndërsa në ‘MTV EMA’, këngëtarja mori dy trofe të rëndësishëm, si ‘Videoja e vitit’ për ‘Havana’ dhe ‘Artistja e vitit’. Duket se Camila Cabello po kalon një periudhë shumë të suksesshme, e gjitha kjo falë një kënge të vetme, e cila është kthyer në një hit dhe është dëgjuar kudo./revistawho.com