Moderatorja e njohur Vilma Masha ka zgjedhur t’i kalojë disa nga ditët e dimrit larg Shqipërisë, mes plazhit dhe diellit. Kjo ka qenë zgjedhja e një pjese të mirë të personazheve publikë javët e fundit, por destinacioni që ajo ka vizituar është Republika Domenikane.
Vilma ka publikuar prej një jave foto nga plazhet që ka vizituar. Ky mund të jetë muaji i mjaltit për moderatoren e njohur sportive, e cila në 20 shtator të 2018-ës kurorëzoi dashurinë disavjeçare në martesë. Që prej asaj kohe Vilma ka qenë aktive me programet në ‘Digitalb’, kështu që pushimet janë shtyrë për tani.
Moderatorja ka zbuluar pas dasmës edhe planet për një fëmijë, duke shprehur dëshirën për t’u bërë nënë së shpejti./revistawho.com