Khloe Kardashian dhe Malika Haqq janë mike të ngushta prej shumë vitesh, që në fillimet e ‘Keeping Up With Kardashians’.
Edhe pse shumë herë kanë pasur mosmarrëveshje me njëra-tjetrën, ato përsëri e kanë gjetur rrugën për t’u bashkuar përsëri.
Së fundmi dy mikeshat do të festojnë miqësinë e tyre me një bashkëpunim në koleksionin e ‘Becca Cosmetics’.
‘Becca’ është një kompani që krijon ‘makeup-e’ që përshtaten për ngjyrat e ndryshme të lëkurave dhe kush më mirë se Khloe dhe Malika do t’i përfaqësonte.
Nga gjithë ky sukses, Khloe është shprehur se nuk keni nevojë për një mashkull për të festuar Shën Valentinin. Ajo që keni nevojë është një mike zemre./revistawho.com