Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi emocionues i Estela Ujkës: Sëmundjen time e përballuam të pestë, nuk e kisha mendjen tek tumori

18/01/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfimi emocionues i Estela Ujkës: Sëmundjen time e përballuam të pestë, nuk e kisha mendjen tek tumori

Estela Ujka i ka emocionuar të gjithë sot me rrëfimin e saj të parë për vitin 2019-të, ku përveç angazhimit të ri në “Tier Classes”, ka rrëfyer edhe 2018-tën e saj dhe betejën e fituar me tumorin.





Pyetjes së gazetarit Eraldo Rexho, në programin “Lart e Poshtë” për vështirësitë me të cilat iu desh të përballej, Ujka i është përgjigjur kështu: “Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundje, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg sigurisht që do të afektohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë tumori që unë u diagnostifikova nuk ishte nga ata më të këqinjtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryej operacioni mirë mund të kishte pasoja fatale. Njeriu tenton ta largojë të keqen edhe unë mund të them se me personalitetin që kam nuk fokusohem tek gjërat e këqija në jetë dhe me sa duket mendja punoi mirë pavarësisht sëmundjes dhe ngarkesës. Di që këtë sëmundjen për herë të dytë në familjen time, e përballuam vetëm ne të pestë dhe të pestë gjetëm forcë tek njëri-tjetri. Vajzat kanë ndihmuar në shtëpi me gatimin, bashkëshorti gjithashtu edhe unë kur shikoja këtë nuk është se e kisha shumë mendjen tek sëmundja. Gjithçka që doja ishte të ishim bashkë, të shijonim njëri-tjetrin dhe sëmundja kaloi dytësore. Për fat të mirë unë u operova dhe risku për jetën nuk ekziston më, të paktën me aq sa thanë doktorët. Por njeriu duhet të fokusohet vetëm tek gjërat e mira në jetë, pasi nëse bie pre e atyre të këqija nuk do ia dalësh ndonjëherë”.


Estela Ujka është një nga personazhet më pozitive shqiptare dhe gjithnjë është përpjekur të përcjellë energji të mirë përmes rrjeteve të saj, duke motivuar me qindra vajza ta duan veten dhe jetën e tyre. /revistawho.com

Tags: emocionEraldo RexhoEstela UjkafamiljakanceriLart e PoshteRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebes

Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera