Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alayah, me të cilat ka një lidhje shumë të ngushtë. Ajo ndan shpesh me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj me dy vogëlushet dhe nga publikimet duket se me vajzën më të vogël kalon më shumë kohë.
Sot ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit se Alayah rritet çdo ditë dhe ndonjëherë e ka të pamundur ta ndalojë të bëj gjërat që ajo dëshiron. Vogëlushja duket se e ka shndërruar çdo cep të shtëpisë në një telajo të vërtetë. Ajo ka lënë imagjinatën e saj të lirë dhe ka vizatuar çfarë ka dëshiruar nëpër mure dhe dyer.
Pavarësisht se për shumë prindër ky mund të jetë një shqetësim i vërtetë, në të vërtetë shumë psikologë thonë se duhet përdorur si një metodë për të nxitur kreativitetin tek fëmijët dhe për të respektuar çdo aftësi që ata duan të demonstrojnë. /revistawho.com