Sophie Turner është aktorja e njohur e serialit “Game of Thrones”. Në një intervistë për ‘InStyle’, ajo ka rrëfyer ndër të tjera dhe një nga sakrificat më të mëdha që ka bërë për karrierën e saj.“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”, ka treguar Sophie.
Kujtojmë se seriali “Game of Thrones” do të fillojë shumë shpejt me sezonin e tij më të ri. Ndjekësit në rrjetet sociale shprehen shumë entuziastë, në lidhje me këtë fakt./revistawho.com