Të bësh tatuazh diçka të vogël dhe simbolike, historinë e të cilës e njihni vetëm ju dhe partneri juaj, është një ide shumë e mirë nëse doni të bëni një dhuratë të veçantë. Këtë mënyrë kanë zgjedhur edhe disa nga VIP-at shqiptarë për të surprizuar partnerët e tyre dhe për të shprehur dashurinë. Zbulojini ato më poshtë:
Alfio Rrotani
Alfio dhe Fatma Methasani kanë shumë pak kohë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike. Që atëhere ato nuk kanë ndaluar duke i bërë njëri- tjetrit surpriza. Veprimi i fundit i Alfios i la të gjithë pa fjalë, madje dhe vetë Fatmën. Ai bëri tatuazh një zemer në ngjyrë të kuqe, dedikuar partneres së tij.
Bes Kallaku
Besi asnjëherë nuk heziton të tregojë dashurinë që ka për bashkwshorten e tij, Xhensila Myrtezajin. Ai bën gjithmonë deklarata dashurie për Xhensilën dhe në një intervistë zbuloi tatuazhin që i kishte dedikuar asaj. Ai kishte gdhendur kordat zanore të Xhensilës kur thotë “Të dua”.
Elgit Doda dhe Klea Huta
Elgit Doda dhe Klea Huta prej disa kohësh tashmë janë në një lidhje dhe mundohen ta mbajnë atë sa më larg mediave. Megjithatë një detaj i vogël i ka rënë në sy të gjithëve, tatuazhet e njëjta që kanë bërë dedikuar njëri-tjetrit.
Çiljeta Xhilaga
Çiljeta asnjëherë nuk publikon apo nuk flet për jetën e saj personale. Megjithatë në një intervistë ajo ka treguar për tatuazhin me shkronjën “A” në gishtin e saj, dedikuar të dashurit të saj Alban Hoxhës.
Morena Taraku
Morena Taraku tani ka krijuar jetën e saj në Turqi, ku pati dhe një lidhje me miliarderin Sasha Sobhani. Lidhja e tyre arriti deri në atë pikë sa i dedikuan tatuazhe njëri-tjetrit. Fatkeqësisht lidhja nuk zgjati shumë dhe të dy i mbuluan./revistawho.com