Në një botë ku pjesa më e madhe e njerëzve janë zemërthyer, këta çifte të njohur të ‘showbizz-it’ kanë treguar se ka ende shpresë për dashuri të vërtetë. Nëse këta ja kanë dalë të krijojnë një marrëdhënie të shëndoshë pavarësisht thashethemeve dhe mediave me siguri ju do e keni edhe më të thjeshtë. “Your Tangue” ka renditur 5 çifte te njohur që ja kanë dalë të vënë dashurinë para gjithçkaje.
David dhe Victoria Beckham
David dhe Victoria Beckham janë shembullin që duhet të ndjekë çdo çift. Ata janë bashkë që prej vitit 1997 dhe së bashku kanë katër fëmijë.
Meghan Markle dhe Princi Harry
Meghan Markle është anëtarja e parë me ngjyrë në familjen mbretërore. Falë dashurisë së pakushtëzuar të Harry ajo ja doli të bëhet dukeshë pavarësisht se të gjithë ishin kundër në fillim.
John Legend dhe Chrissy Teigen
John Legend dhe Chrissy Teigen janë njohur në xhirimin e klipit “Stereo” në vitin 2007. Në atë kohë John u dashurua pas modele, por në fillim ajo refuzoi propozimin e tij. Por më pas me këmbëngulje të vazhdueshme këngëtari ja doli të fitojë zemrën e saj. Tani ata janë prindër të dy fëmijëve.
Kanye West dhe Kim Kardashian
Kanye West dhe Kim Kardashian janë çifti më i komentuar në media. Por pavarësisht të gjitha thashethemeve që kanë qarkulluar ata ja kanë dalë të rezistojnë dhe tani janë në pritje të fëmijës së katërt.
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth
Dashuria 10-vjecare e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka kaluar nëpër disa peripeci. Dyshja janë ndarë disa herë, por pas çdo ndarje janë rikthyer më të dashuruar se kurrë. Në dhjetor të vitit që lamë pas ata celebruan dashurinë e tyre me martesë./revistawho.com