Shivai insiston që Anika t’i tregojë të vërtetën. Ajo nuk pranon. Shivai i vendos prangat Anikës. Om i thotë Gorit që ajo nuk ka asnjë vend në zemrën e tij. Om e bën Gorin shkaktare të vdekjes së gruas së Kalit Takurit dhe e akuzon se ajo u martua me Kalin për para. Bavja zihet me Rudrën dhe i thotë të mos ndërhyjë më në punët e saj. Om dhe Rudra ankohen tek njëri-tjetri për Gorin dhe Bavjan. Shivai u bashkohet djemve dhe i tregon se do përdorë dobësinë e Anikës për të mësuar të vërtetën. Ai gatuan gjellë me patate dhe hedh kanabis në të. Anika arrin të kapë çelësin e prangave dhe liron veten. Ajo mëson planin e Shivait. Anika shkon sërish në dhomë dhe i vendos prangat vetes. Shivai shkon tek Anika dhe e liron pasi ajo pranon t’i tregojë të vërtetën. Shivai i jep Anikës pjatën me gjellë. Ai shkon të marrë ujë. Anika ndryshon pjatat. Shivai ha gjellën me kanabis pa e ditur. Ai mendon se Anika do thotë të vërtetën. Shivai fillon të qeshë dhe kërcen bashkë me Anikën. Anika i tregon Shivait që ai është djali i Shaktit dhe Kaminit. Shivai tronditet dhe qan. Ai thotë se jeta e tij ka qenë gënjeshtër dhe është i lënduar që të gjithë ja fshehën të vërtetën. Anika mundohet ta qetësojë dhe i thotë se do e kalojnë këtë bashkë. Shivain e zë gjumi. Xhanvi mendon se Texh është gjallë dhe është e frikësuar. Zvetlana mundohet të qetësojë Xhanvin. Xhanvi vazhdon të shohë makthe me Texhin. Om dhe Rudra shqetësohen pasi nuk i gjejnë Gorin dhe Bavjan./revistawho.com