Mahir kërkon që Melisa të shtrohet në spital. Arzu mbron Melisën. Selim i kërkon Xhenetit të flasin. Arzu shkon në shtëpinë e Mukadezit për të folur me Xhenetin por nuk e gjen. Arzu i thotë Mukadezit se do i tregojë gjithçka Xhenetit. Ajo i thotë që Kaja nuk duhet ta marrë vesh këtë. Mukadez telefonon Xhenetin dhe e fton për çaj ndërkohë që Xhenet ndodhet në shtëpinë e Kajas. Xhenet largohet nga shtëpia e Kajas por harron celularin. Kaja shkon në kompani. Melisa niset për në shtëpinë e Kajas por nuk e arrin dot. Selim dhe Mahir zihen në kompani. Melisa telefonon Arzun dhe mëson se ajo do i tregojë të vërtetën Xhenetit. Melisa i lutet Arzus mos ta bëjë por Arzu ja mbyll telefonin. Melisa shkon në kompani dhe i tregon Kajas. Xhenet shkon në vendin e takimit dhe gjen Arzun. Arzu i tregon Xhenetit se Melisa nuk i kishte paguar rrëmbyesit për t’i bërë keq por vetëm që ajo ta falte. Xhenet nuk e beson dhe nxehet me Arzun. Arzu i thotë Xhenetit se është penduar që është sjellë keq me të. Ajo i kërkon falje Xhenetit dhe e përqafon. Arzu i tregon Xhenetit se është nëna e saj por kjo është imagjinata e saj./ revistawho.com