Kim Kardashian ka treguar shpesh se bashkëshorti, Kanye West, ka ndikuar shumë në stilin e saj. Madje jo vetëm në veshje, por duket se ai i jep vazhdimisht opinionin e tij edhe për ‘make up-in’. Gjatë ‘masterclass-it’ të grimierit shqiptar, Mario Dedivanovic, Kim ka zbuluar se Kanye e kritikon ndonjëherë edhe për ‘make up-in’ përpara se të dalë nga shtëpia. “Ai vjen ndonjëherë në dhomë dhe thotë: ‘E di që i ke mollëzat shumë të lyera’. Ose thotë: ‘Çfarë po bën? Nuk është kështu forma e buzëve të tua”, – ka rrëfyer Kim Kardashian. Madje Mario ka treguar se Kanye i ka kërkuar që të zhvendoset pranë shtëpisë së tyre, që të kujdeset gjithmonë për ‘make up-in’ e Kim-it. /revistawho.com