Veshkat, mëlçia dhe fshikëza kanë funksione të rëndësishme në trupin tonë megjithatë ne nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur. Më poshtë do t’iu tregojmë disa këshilla se si të largoni toksinat nga këto organe sipas ‘Bright Side’:
1-Minimizoni përdorimin e kripës dhe pijeve. Këto produkte kanë benefitet e tyre për aq kohë sa përdoren në sasinë e duhur. Jo vetëm këto, por edhe minimizimin e kafes si dhe të ushqimeve që kanë shumë proteina.
2-Çajra dhe ujë. Është e nevojshme të përdorni në dietën tuaj çajra si çaji jeshil, çaji i xhinxherit si dhe sa më shumë ujë.
3-Vitamina. Me rekomandimin e doktorit tuaj ju mund të përdorni dhe vitamina. Si për shembull vitaminat B-6 , omega 3 dhe citrat potasiumi. Ato ndihmojnë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka.
4-Shëndeti mendor. Mos harroni që dhe shëndeti mendor ka një ndikim shumë të madh. Ju mund të ushtroheni në joga apo të meditoni. Ruajtja e qetësisë suaj mendore ka një rëndësi të madhe.
5-Shëndeti fizik. Të ushtroheni fizikisht në sporte të ndryshme si noti apo në palestër ka një ndikim pozitiv në largimin e toksinave./revistawho.com