Dukesha Kate Middleton është fotografuar dy ditë më parë në një park në Londër teksa shëtit të voglin e saj, Princ Louis në parkun e ‘Kensington Palace’. Anëtarët e familjes mbretërore shfaqen shumë rrallë kaq hapur në ambiente publike dhe në këtë formë, prandaj këto foto janë shumë speciale. Kanë qenë disa fansa të dukeshës ata që e kanë fotografuar dhe shumë shpejt shkrepjet janë bërë virale.
Kate shfaqet e veshur thjesht teksa shtyn karrocën e të voglit dhe teksa kujdeset për të. Disa media kanë shkruar se dukesha i ka buzëqeshur të gjithë atyre që e njohën dhe ka treguar përulësinë ndaj njerëzve të thjesht siç gjithmonë ka bërë. Middleton është si çdo nënë tjetër dhe këto foto na e sigurojnë këtë fakt./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bt4GywIFA6J/?utm_source=ig_embed