Moderatorja e njohur Orinda Huta ka publikuar disa orë më parë një foto të sajën që i përket dy dekadave më parë. Në atë kohë, Orinda ka qenë një fëmijë dhe kjo foto me siguri i ka sjellë shumë kujtime. Në sy bie ‘look-u’ tipik i asaj periudhe, me flokë të shkurtër si një djalë, por gjithsesi shumë simpatike. Në portretin e moderatores së suksesshme është e njëjta buzëqeshje, i njëjti shikim dhe të njëjtat tipare. Pavarësisht se koha ka kaluar, portreti i Orindës duket se ka mbetur i pandryshuar nga fëmijëria e largët.
Megjithëse deri tani nuk kishim parë foto të tilla të moderatores, duket se tundimit për t’u kthyer pas në kohë nuk i ka rezistuar as ajo./revistawho.com