Ditën e sotme ikona e njohur e modës, Karl Lagerfeld u shua në një spital të Parisit për shkaqe shëndetësore ende të paqarta. Figura më e rëndësishme e ‘Chanel’ solli revolucion në industrinë e modës, duke qenë se ndryshoi tërësisht drejtimin e stilit. Lagerfeld do të mbahet mend si stilisti që solli një koncept të ri në modë për mbarë botën. Karl, ka qenë shumë i njohur edhe në kulturën popullore për shkak të shprehjeve të tij të shumta, që kanë frymëzuar dhe do të frymëzojnë breza me radhë. Më poshtë do të gjeni disa nga shprehjet më të njohura të tij, të cilat kanë mbetur në memorien e të gjithëve.
- Unë jam një vampir që pi gjakun e njerëzve të tjerë. (1975 – Gjatë praktikës së tij në punë)
- Kur isha 4 vjeç i kërkova nënës sime një shërbëtor për ditëlindje. (1978 – Në fillimet e tij në karrierë)
- Unë jam një nimfomaniak për stilin, që asnjëherë nuk arrin në orgazëm. (1984 – Për ndjenjat e tij në një spektakël mode)
- Unë jetoj në një set, me perdet e skenës të mbyllura, pa audiencë – por kujt i intereson? (1997 – Për të jetuarit vetëm)
- Të jesh “chic” është si majoneza, ose ka shije, ose nuk ka. (2004 – Për bashkëpunimin e tij me “H&M”)
- Unë humba 91 kilogramë për të veshur kostumet e Hedi Slimane. (2004 – Për humbjen në peshë)
- “iPod-i” është gjeni. Unë kam 300 të tillë. (2006 – Për muzikën dhe teknologjinë)
- Kotësia është gjëja më e shëndetshme në jetë. (2006 – Për të jetuarit shëndetshëm)
- Nëse hedh para nga dritarja hidhi me gëzim. Mos thuaj: ‘Njerëzit nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse është veprim borgjez’. (2007 – Kur u emërua shpërndarës)
- Pjesa më e rëndësishme në shtëpi është koshi i plehrave. (2007 – Për furnizimin e shtëpisë) /revistawho.com