Sallatë me pasta
200 g pasta (farfale, pene etj)
1 qepë e njomë
2 domate
Pak brokoli
100 g djath i bardhë
50 g kaperi
100 g ullinj pa bërthamë
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Gjysmë limoni
Gjysmë tufe borzilok
Ziejmë pastën (al dente), duke pasur kujdes të mos zbutet e të bëhet e qullët dhe e kullojmë. Presim domaten në kube, qepën në feta dhe brokolin e presim hollë. Bashkojmë perimet me pastën (ashtu të ngrohtë siç është) dhe u shtojmë përbërësit e tjerë: djathin, ullinjtë, kaperin, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe limonin, duke i përzierë lehtë.
Salcë me proshutë dhe domate
100 g proshutë e tymosur
200 g domate
Gjysmë tufe majdanoz
2 thelpinj hudhre
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Lajmë mirë domatet dhe i grijmë në një grirëse ose rende. Në një tenxhere vendosim hudhrat, së bashku me proshutën e tymosur dhe vajin e ullirit. I skuqim për pak minuta sa të lëshojnë aromë dhe më pas shtojmë domaten, majdanozin, kripën dhe piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5 minuta. Nëse shikojmë se salca është trashur tepër, i shtojmë pak lëng nga pasta që po zihet./revistawho.com