Demet Ozdemir dhe Can Yaman, protagonistët e serialit ‘Erkenci Kus’ kanë nisur së fundmi pushimet në alpe. Megjithëse të gjithë janë duke shijuar ngrohtësinë që solli pranvera dy të rinjtë kanë preferuar të pushojnë mes të ftohtit.
Por, kjo nuk është arsyeja pse po flitet për ta. Këtë herë Demet dhe Can janë vënë në qendër të vëmendjes për një arsye disi speciale. Nga video që kanë publikuar së fundmi në ‘Instagram’, dy aktorët janë duke dëgjuar këngën më të suksesshme të Era Istrefit. ‘Bon Bon’ u bë kënga më e famshme shqiptare disa vite më parë dhe që prej asaj dite nuk e ka humbur suksesin.
https://www.instagram.com/p/BulcGffF4TY/?fbclid=IwAR1LNk9w538qB99_iizdEVerYz4eOEp3ZERi6MZeaElMDlt4fZzF4lVJ9a8
Dy aktorët përflitet se kanë një marrëdhënie dashurie, edhe përtej serialit ku punojnë së bashku. / revistawho.com