Selim i bën surprizë Melisës për ditëlindje në kompani. Xhenet mërzitet dhe bëhet xheloze për afrimitetin e Melisës dhe Selimit. Kaja shkon në kompani dhe kërkon të marrë me forcë Xhenetin. Arzu nuk e lë Xhenetin të shkojë. Kaja i thotë Arzus se Xhihan ka ardhur për tu hakmarrë. Kaja i drejton armën Xhihanit. Të gjithë tronditen. Kaja i jep armën në dorë Xhihanit dhe i kërkon ta vrasë. Rojet e sigurisë nxjerrin jashtë Kajan. Arzu i tregon Selimit se Melisa u bë shkak që dasma e tij dhe Xhenetit u prish. Xhenet shkon në shtëpinë e Sojerëve dhe pyet Melisën çfarë ka mes saj dhe Selimit. Melisa i tregon se mbrëmë ishte me Selimin por e gënjeu sepse nuk donte që ajo ta keqkuptonte. Xhenet dyshon. Melisa i kërkon Xhenetit të ketë besim tek ajo sepse nuk do t’i bënte kurrë keq. Ajo i thotë se Selimin e ka thjesht shok fëmijërie. Madje për ta bindur Melisa telefonon Selimin për t’i thënë që nuk do ta shohë me sy. Selim përgjigjet ndërsa Melisa pret që Xhenet ta ndalojë. Melisa i thotë Selimit të mos vijë. Xhenet e ndalon Melisën dhe i thotë se e beson. Arzu shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe zbulon se Kaja kishte të drejtë. Ajo sheh në kompjuterin e Xhihanit se ai ka vendosur të hakmerret ndaj saj dhe Xhenetit. Kaja shkon në shtëpinë e Mukadesit dhe kërkon me patjetër Xhenetin. Selim shkon në festën e ditëlindjes së Melisës dhe i kërkon të flasin. Ata e lënë të takohen fshehtas. Xhihan kupton se Arzu e ka mësuar që ai kërkon të hakmerret. Melisa dhe Selim takohen larg të tjerëve. Xhenet i përgjon. Selim e sheh Xhenetin dhe pyet Melisën nëse dëshiron të jenë bashkë. Melisa nuk mund ta besojë dhe gëzohet. Ajo pranon dhe i thotë Selimit se do vdiste për të. Xhenet dëgjon gjithçka dhe largohet duke qarë. Arzu dhe Kaja përballen me Xhenetin dhe i kërkojnë të largohen. Xhenet kërkon të qëndrojë vetëm. Kaja sheh snajperistin dhe nxjerr pistoletën. Snajperisti qëllon Arzun. Arzu bie pa ndjenja në krahët e Xhenetit./revistawho.com