U bë një kohë e gjatë që nuk e keni parë më Priankën në serialin “Bixhoz me dashurinë” sepse aktorja është larguar duke e lënë përgjysmë rolin e saj. Subha Rajput e ka pranuar se është larguar nga seriali në një prononcim për mediat indiane. “Po është e vërtet jam larguar nga Bixhoz me dashurinë. Kam dorëzuar letrat e largimit dhe kam informuar stafin”-është shprehur Prianka. Aktorja ka treguar se nuk ishte e kënaqur me progresin e rolit të saj. “Roli im nuk po bënte progres siç më kishin premtuar dhe mendoj se mund të bëj më mirë”-tha Prianka. Me largimin e Priankës është mbyllur dhe historia e saj e dashurisë me inspektorin Ranvir./revistawho.com