Adelina Tahiri u bë nënë verën e vitit që shkoi dhe emocionin e ndau me të gjithë. Këngëtarja e njohur ka publikuar që prej asaj kohe shumë foto të djalit të saj. Joni rritet çdo ditë dhe Adelina po e ndan çdo etapë me ndjekësit e saj.
Përveç momenteve me djalin, këngëtarja ka arritur të gjejë kohën për t’u kujdesur edhe për veten. Pas lindjes shumë pak gjëra kanë ndryshuar tek ajo, por si të gjithë personazhet publikë edhe Adelina ka nisur të bëjë përpjekjet e para për t’u kthyer në formë të mirë fizike dhe për të rregulluar problemet post-shtatzënisë. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto e veshur sportive dhe ka shkruar: “Dita e parë”, duke lënë të kuptohet se sot ka nisur palestrën. Mesa duket periudha më e mirë për të nisur aktivitetin fizik është përafërsisht 7 muaj pas lindjes.
Jo vetëm Adelina, por edhe vajza të tjera të ekranit që janë bërë nëna së fundmi kanë ndjekur pothuajse të njëjtën rrugë për të ardhur në formë. / revistawho.com