Rudra e ka të vështirë ta pranojë diferencën e moshës mes tij dhe Bavjas. Shivai i tregon Rudrës se kur dashuron dikë gjërat e tjera nuk kanë rëndësi. Ai i sugjeron Rudrës të ndjekë zemrën. Shivai e dërgon Gorin në një kurs anglishteje. Ajo i kërkon të mos i tregojë Omit. Halla e Anikës shkon në shtëpinë Oberoi por Kana nuk e lejon të futet brenda. Gjyshja dhe Pinki e përzënë hallën e Anikës duke i kujtuar të këqijat që i ka bërë. Halla i ankohet Shivait për Pinkin. Shivai e fton hallën në shtëpi së bashku me disa të tjerë. Gori informon Omin se duhet të largohet pasi ka një punë. Om bëhet kurioz. Halla e Anikës dhe të ftuarit hanë si të babëzitur në shtëpinë Oberoi. Gjyshja dhe Pinki kërkojnë Gorin. Om u tregon se ajo ka shkuar për një punë. Shivai i kërkon hallës kujdestarinë e Sahilit dhe e pyet çfarë do në këmbim. Pinki i thotë Shivait se Anika dhe halla e saj kanë bërë plan për ta mashtruar. Shivai përzë Pinkin dhe pyet hallën çfarë kërkon. Halla i kërkon një shtëpi dhe një pagë mujore. Shivai pranon. Komisar Kureshi dhe bashkëshortja e tij flasin me Bavjan për ta martuar me një djalë të quajtur Manav. Bavja u thotë se do bëjë siç duan ata. Ajo takohet me Manavin. Rudra telefon Bavjan por ajo nuk ja hap telefonin. Xhanvi kërcënon Zvetlanën se do e dërgojë në burg pasi e ka regjistruar bisedën me të. Rudra shkon në një takim me një vajzë por mendjen e ka tek Bavja. Bavja i thotë Manavit se e konsideron si shok dhe se duhet ta mendojë martesën e tyre./revistawho.com