Kaja dhe Arzu shkojnë në bregdet dhe përballen me Xhihanin. Arzu i lutet Xhihanit të lërë vajzat. Xhihan i thotë Kajas të ulet në gjunjë dhe i jep pistoletën Xhenetit. Ai i kërkon Xhenetit të vrasë babain e saj. Xhenet tronditet. Xhihan kërcënon Xhenetin se do vrasë Melisën. Xhenet është përballë një zgjedhje të vështirë. Arzu qëllon Kajan. Xhenet dhe Melisa përqafojnë Arzun. Xhihan dhe Kaja qëllojnë njëri-tjetrin. Kaja i kërkon falje Xhenetit. Xhenet vajton për vdekjen e të atit. Selim dhe Mahir mbërrijnë në vendngjarje me policinë. Melisa bën gati ftesat për dasmën e Xhenetit dhe Selimit. Ozlem e lind fëmijën por për të kujdeset Sema. Arzus nuk i hiqet nga mendja momenti kur vdiq Kaja. Xhenet e kupton se Arzun e shqetëson diçka dhe e pyet çfarë ka. Arzu e përlotur i tregon se Kajan e solli ajo për të shpëtuar atë dhe Melisën. Xhenet i thotë se ka marrë vendimin e duhur. Arzu i tregon se e pa kur Xhihan i drejtoi armën Kajas por heshti. Ajo thotë se ishte koha që të shpëtonte nga ai. Xhenet i thotë Arzus ta lë pas të shkuarën dhe i tregon se është e lumtur që tani janë bashkë. Nilgyn i kërkon falje Selimit dhe i thotë se do vetëm që ai të jetë i lumtur. Selim e fal të ëmën dhe e përqafon. Arzu sheh një ëndërr sikur Kaja u kthye. Kaja i thotë në ëndërr Arzus se ai e meritonte të vdiste dhe i jep lamtumirën./revistawho.com