Ellen DeGeneres ka nxjerrë në shitje një tjetër shtëpi, këtë herë me vendodhje në Beverly Hills. Komediania e njohur ka publikuar çmimin që kap vlerën e 18 milionë dollarëve. Këtë banesë, Ellen e bleu shtatorin që shkoi për 15 milionë dollarë dhe tani vlera është rritur duke nxjerrë edhe një fitim të vogël për të.
Sipas burimeve për ‘TMZ’, Ellen ka shpenzuar afërsisht 1 milionë dollarë për ta restauruar siç dëshironte. Vila ndodhet në lagjen e personazheve më të njohur të ekranit.
Tashmë pritet vetëm që dikush të pranojë shifrën që ka vendosur moderatorja e njohur dhe kjo shtëpi do të jetë pronë e tij/saj. / revistawho.com