Ojas i shtohet më shumë inati për tu hakmarrë. Edip këshillon Ojan të shkojnë me pushime për tu qetësuar por ajo nuk pranon dhe i thotë se sapo ka filluar argëtimi. Mehmet vë re se i ka humbur telefoni dhe kontrollon në shtëpi. Burxhu shkon në shtëpinë e Mehmetit dhe i kërkon llogari pse nuk e hap telefonin. Ajo mëson se Arzu nuk ndodhet në shtëpi dhe shfrytëzon mundësinë për të parë në shtëpinë e tyre. Burxhu josh Mehmetin dhe shkon me të në shtratin kua I fle me Arzun. Serhan merr sërish lajme të këqija lidhur me kompaninë. Ai pëson krizë paniku dhe kujton këshillat e Ojas. Merve shkon në klinikën e Ojas dhe kërkon ta pajtojë me Pelinin. Oja nuk pranon. Merve fton për darkë Tajlanin dhe Pelinin. Serhan shkon në shtëpinë e Ojas dhe i kërkon ndihmë. Ai tregon që mund të humbasë gjithçka prandaj pëson atak paniku. Serhan ha ushqim në shtëpinë e Ojas dhe e komplimenton për gatimin. Merve bind Pelinin të shkojnë në shtëpinë e Ojas për t’i kërkuar falje. Sapo mbërrijnë në shtëpinë e Ojas Merves i del një punë dhe largohet. Pelin largohet gjithashtu dhe vendos mos t’i kërkojë falje Ojas. Oja dhe Serhan e kalojnë mbrëmjen bashkë duke biseduar. Oja këshillon Serhanin të shkojë në një psikiatër. Mehmet mundohet të kontrollojë gjërat në shtëpi teksa Arzu nuk ndodhet me të dhe fëmijët. Arzu rikthehet dhe i tregon Mehmetit telefonin. Ajo vendos mos ta hedhë në gjyq Mehmetin. Merve i tregon Serhanit se Oja dhe Tajlan kanë qenë dikur të lidhur. Serhan sheh Ojan në rrugë duke ushqyer qentë dhe ndalon për ta takuar. Oja shqetësohet për shëndetin e Serhanit dhe i thotë të bëjë një kontroll mjekësor. Burxhu shkon të takojë Merven por ajo e pushon nga puna. Burxhu i thotë Merves se po mban anën e gabuar pasi çdo gjë e Arzus do bëhet e saj./revistawho.com