James Arthur është kthyer në një nga këngëtarët më të suksesshëm britanikë, që prej lançimit të tij si talent i ri në ‘X Factor’ dhe fitores në këtë kompeticion. Këngët e tij janë të njohur nga të gjithë dhe kërkesat për koncerte janë të shpeshta. Ditën e sotme 31-vjeçari duhet të ishte pjesë e ‘Tennage Cancer Trust’, por vetëm pak orë para tij, ka hequr dorë.
Ka qenë vetë këngëtari ai që ka dhënë lajmin për fansat me anë të një postimi në ‘Twitter’. Nga shpjegimi paraprak, James ka treguar se po vuan nga ankthi dhe ka shëndet mendor shumë të dobët së fundmi. Sado i vështirë ishte ky vendim, Arthur shpjegon se është i detyruar.
Më tej këngëtari premton se do gjejë një mënyrë për t’ia shpërblyer fansave pritjen. /revistawho.com