Rita Ora ka lançuar së fundmi bashkëpunimin me markën e çantave Escada, e cila do dhurojë për çdo shitje të çantave të dizenjuara nga këngëtarja, 15 euro në ndihmë të fondacionit “Women for Women International”.
https://www.instagram.com/p/BvjK4Tsnc9k/
Ky fondacion ndihmon femrat që kanë arritur t’ia dalin mbanë luftës dhe dhuron ndihma që të marrin veten. Gjatë intervistës për promovimin e kësaj nisme të re dhe lançimit në treg, Rita ka rrëfyer se lufta lidhet ngushtë me origjinën e saj, duke marrë parasysh luftën që është zhvilluar në Kosovë. Më tej ajo njoftoi se do vijë në vendlindje për disa punë bamirësie gjatë prillit.
https://www.instagram.com/p/BvhxkEqH5s1/
Kujtojmë se Rita ka marrë titullin ‘Ambasadore Nderi’ nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga dhe ka të drejta të plota për përfaqësimin e Kosovës në evente të tilla. /revistawho.com