Sot akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta para. I quajtur numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe të flenë më pak. Kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.
Kujtojmë që ora ligjore është vënë në veprim në vitin 1966, gjatë viteve të krizës energjetike. Shteti i parë që e ka futur ishte Italia në vitin 1916. Ideja e orës ligjore i njihet shpikësit të rrufepritësit Benjamin Franklin, në vitin 1784. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet./revistawho.com