Shivai dhe Anika martohen me një dasmë ku marrin pjesë të gjithë familjarët përveç Gorit dhe Bavjas. Om dyshon se Gori është në një lidhje me mësuesin e anglishtes. Rudra ndalon dasmën e Bavjas me Manvin dhe e ofendon atë. Bavja e përzë Rudrën nga dasma. Një grua kërcënon Shivain me disa prova që do e shkatërronin familjen e tij. Shivai pëson aksident. Ai zhduket për ditë të tëra dhe familja Oberoi shqetësohet. Anika e takon Shivain në tempull por ai ka humbur kujtesën dhe nuk e njeh Anikën. Shivai rikthehet në shtëpi dhe prezanton bashkëshorten e tij Tanjën. Familja Oberoi tronditet. Shivai tregon se Tanja i ka shpëtuar jetën kur u aksidentua. Anika dyshon se Shivai po aktron. Shivai ka bërë një marrëveshje me Tanjan. Anika dhe gjyshja vendosin ta zbulojnë të vërtetën. Ato mësojnë se Shivai mban mend çdo gjë. Shivai vazhdon të bëjë sikur i ka humbur kujtesa derisa të zbulojë planin e Tanjas. Ai takohet me Anikën fshehtas Tanjas por nuk mund t’i tregojë të vërtetën. Om mëson se Gori ka shkuar në hotel me mësuesin e anglishtes. Ai e çon Gorin në të njëjtin hotel dhe ndahet prej saj./revistawho.com