Oja shkon në mbrëmje dhe e mahnit Serhanin me pamjen e saj. Serhan shkon ta takojë por Merve ja zë rrugën. Merve prezanton Ojan me mikeshat e saj dhe e lavdëron para tyre. Oja nis të pijë ndërsa Tajlan gjen rastin për t’ju afruar. Serhan kërkon Ojan dhe e sheh duke biseduar me Tajlanin. Oja largohet. Serhan e ndjek dhe arrin ta takojë në derën e daljes. Ai i ofron Ojas ta çojë në shtëpi. Oja kërcen e lumtur në makinën e Serhanit. Ata ndalojnë diku dhe bisedojnë për romantizmin. Ojan nuk e mbajnë këmbët dhe bie. Serhan e mban dhe kalojnë një moment romantik. Të dy janë gati për tu puthur por Oja e mbledh veten dhe i kërkon Serhanit ta çojë në shtëpi. Burxhu takohet me Nilajin dhe i bën komplimenta për trupin. Ato bëhen mikesha. Nilaj shkon në shtëpi dhe nuk i flet të ëmës. Arzu tenton t’i tregojë Nilajit të vërtetën por nuk e bën. Edip shkon të takojë Ojan dhe e gjen shumë të lodhur. Ajo nuk i tregon çfarë ndodhi mbrëmë. Edip e kupton se Oja po fsheh diçka. Pelinit i bën përshtypje fakti që Merve ka filluar të mbrojë Ojan. Merve i thotë Pelinit se po bën një plan për ta vrarë Ojan. Pelin tronditet. Merve qesh dhe i tregon se po bënte shaka. Arzu shkon të takojë mikeshat dhe i pyet nëse Burxhu u jep më mësim. Merve i tregon se e pushoi nga puna Burxhun. Burxhu i tregon Mehmetit se u takua me Nilajin. Ajo e bind Mehmetin të dalë me fëmijët dhe ajo t’i takojë rastësisht që Nilaj të mbajë anën e tyre. Serhan e pret Ojan në vendin ku ushqejnë qentë por ajo nuk shkon për dy ditë. Serhan mendon për Ojan dhe fillon të imagjinojë çaste me të. Mehmet takohet me fëmijët. Burxhu bën sikur takohet rastësisht me Nilajin. Nilaj e prezanton Burxhun me Mehmetin. Nilaj vë re se mes Mehmetit dhe Burxhus ka diçka. Ajo u bën foto të dyve. Nilaj shkon në shtëpi dhe i kërkon falje të ëmës. Ajo e ka kuptuar që babai e ka tradhëtuar nënën me Burxhun. Nilaj i thotë të ëmës se do i qëndrojë gjithmonë pranë/revistawho.com