Tanja kërcënon Shivain t’i qëndrojë larg Anikës ndryshe familja e tij do futet në telashe. Në shtëpi ikin dritat. Shivai mendon për Anikën e cila ka frikë errësirën. Ai kërkon për Anikën dhe e gjen të frikësuar në një dhomë. Ata përqafohen por Tanja nuk i lë vetëm. Shivai largohet me Tanjan. Anika është e bindur që Shivai nuk e ka harruar. Ajo bën një plan me Kanan që ta bëjë Tanjan të humbë kujtesën por plani i tyre dështon. Anika bën një plan tjetër. Ajo hedh një ilaç në pije dhe ja dërgon Tanjas. Tanja refuzon ta pijë dhe ja jep Sahilit. Anika ndalon Sahilin ta pijë. Ajo e bind Tanjan ta pijë lëngun. Om dhe Gori shkojnë në hotel. Gori mendon t’i shprehë dashurinë në anglisht Omit. Om mendon t’i japë fund marrëdhënies me Gorin. Ai imagjinon Gorin dhe Arxhunin në dhomë. Om i jep Gorit një fustan dhe i kërkon ta veshë. Tanjas i bën efekt ilaçi që i dha Anika. Ajo kërkon të shkojë në tualet ndërsa Anika i kërkon të flasin. Gori vesh fustanin dhe takohet në tarracë me Omin. Om e afron Gorin pranë vetes dhe e pyet nëse ishte më mirë me Arxhunin. Gori habitet. Om akuzon Gorin se e tradhëton me Arxhunin. Gori lëndohet. Om ndahet nga Gori dhe i thotë se nuk ka më vend në familjen e tij./revistawho.com